Rikonstruksioni i rrugëve në rrethina – Banorët: Këtë investim e kemi pritur me dekada

Rrugët e amortizuara dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë kanë qenë prej vitesh një shqetësim për banorët e Grudës në Shkodër.
Por tashmë, rikonstruksioni i rrugëve ka nisur, duke sjellë lehtësi dhe përmirësime të ndjeshme në cilësinë e jetës së komunitetit.
Investimi i Bashkisë Shkodër zgjidh problemet e vjetra me baltën gjatë dimrit dhe pluhurin gjatë verës, të cilat e bënin të vështirë lëvizjen e banorëve.
Ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për permiresimin e infrastrukturës në zonat Shkodrës, duke sjellë një transformim të domosdoshëm për zonat që prej kohësh kishin mbetur jashtë vëmendjes së investimeve publike.