Rikonstruksioni i rrugëve periferike / Banorët vlerësojnë punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti
Prej pak ditësh Bashkia Shkodër ka nisur punën në një tjetër segment rrugor për përmirësimin e infrastrukturës .
Rruga “Isaj” me gjatësi 1.3 km që lidh fshatin Drobraç me zonën e ish-Fermentimit i është nënshtruar rikonstruksionit.
Kjo rrugë, ku jetojnë një numër i lartë banorësh, nuk kishte njohur investime prej shumë kohësh ndaj edhe ndërhyrja për rehabilitimn e kësaj rruge ka qënë mëse e nevojshme thonë banorët.
Ky segment rrugor do të asfaltohet në kuadër të një pakete ndërhyrjeje të Bashkisë Shkodër me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për përmirësimin e infrastrukturës në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës dhe Njësive Administrative.