Rikonstruksioni i shkollës “Ndre Mjeda” – Procesi mësimor po zhvillohet në shkollën “Shejnazi Juka”
Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër do t’i nënshtrohet një transformimi të plotë.
Aktualisht po bëhen matjet dhe firma kontraktore do të nisë punën brenda disa ditësh.
Falë këtij investimi bashkëkohor, përfitues do të jenë rreth 700 nxënës, të cilët do të mund të zhvillojnë procesin mësimor në kushte dinjitoze.
Shkodra ka hyrë në një fazë të re investimesh në institucionet arsimore. Në sajë të mbështetjes së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, puna po vijon edhe në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Kolë Idromeno”, ndërsa janë ndërtuar dy terrene sportive në shkollat “Prenk Jakova” dhe “Adem Haxhija”.