Rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit, Zef Çuni: Punimet janë të gabuara, reagon DRTK Shkodër
Rikonstruksioni i“Xhamisë së Plumbit”, monument kulture, po vijon, pas ndertimit të mureve për mbrojtjen nga përmbytja, aktualisht po ndërhyhet për restaurimin e Xhamisë.
Sipas arkitektit Zef Çuni punimet janë të gabuara dhe s’kanë të bëjnë fare me restaurimin. Fugimi i panevojshem me llaç industrial të bardhë i ka humbur objektit vjetërsinë.
Çuni thotë se punimet duhet të ndiqen nga DRTK
Në lidhje më këtë problematike ka reaguar edhe DRTK Shkodër e cila bën të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me firmën përgjegjëse për punimet e fugatimeve dhe procesi po ndiqet nga supervizorët e objektit nga DRTK dhe Instituti Kombetar i Trashëgimisë Kulturore.
Sipas tyre, aktualisht është bërë e mundur mikroinjektimi i mureve me llaç gelqere dhe fugatimi sipërfaqësor për mosdaljen e injektimit nga muri, ndërkohë që puna vazhdon dhe po ndiqet me kujdes që të jetë në përputhje me kriteret e restaurimit.