Rikonstruktohen 2 km rrugë rurale – Investimi u shërben 400 familjeve në zonën e Trushit në Bërdicë

rikonstruksion rruge rurale

Bashkia Shkodër po vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës. Pak ditë më parë ka përfunduar rehabilitimi i dy segmenteve rrugore në fshatin Trush, të Njësisë Administrative Bërdicë.

Administratori i Njësisë Bërdicë, Xhevat Pëllumbi, bëri të ditur se janë shtruar me asfalt  2 km rrjet rrugor, që u shërben 400 familjeve në këtë zonë.

Për banorët, ky investim është mjaft i rëndësishëm, pasi prej kohësh këto rrugë kishin qenë të amortizuara.

Ndërkohë, pritet që të fillojnë edhe investime të tjera të rëndësishme në muajin janar, në njësinë administrative Bërdicë, ku në fokus do të jenë ndërhyrjet në infrastrukturë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.