Rikonstruktohet një tjetër rrugë/ Banorët vlerësojnë punimet për rikonstruksionin e këtij segmenti

Në kuadër të një pakete ndërhyrjeje që bashkia Shkodër po ndërmerr në përmirësimin e infrastrukturës në rrugët e qytetit, në lagjen “Naim Gjylbegu” rruga “Ali Pashë Gucia” po i nënshtrohet rikonstruksionit.
Aktualisht puna është përqëndruar në shtrimin e asfaltit dhe sistemimin e rrejtit elektrik dhe kabllove te internetit. Kjo rrugë ku jetojnë një numër i lartë banorësh nuk kishte njohur investime prej shumë kohësh ndaj edhe ndërhyrja për rehabilitimn e kësaj rruge ka qenë mëse e nevojshme.