Rikonstruktohet ura e Rragamit – Një javë më parë u dëmtua nga moti i keq në Shkodër

E dëmtuar nga moti i keq që shoqëroi zonën e Shkodrës rreth 1 javë më parë, ura e fshatit Rragam që lidh dy zona të tjera është përfshirë në një rikonstruksion të plotë.

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë po punojnë për kryerjen e plotë të këtij investimi. Për të parë nga afër punimet ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër,  Benet Beci , i cili u shpreh se kjo ndërhyrje po bëhet në kohë rekord.

Nga ana tjetër, komandanti i forcave xhenoi të ushtrisë u shpreh se kanë gjetur bashkëpunimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër për kryerjen e këtij investimi.

Për administratorin e zonës dhe banorët, kjo është një punë që i shërben komunitetit për zgjidhjen e plotë të kësaj problematike të mbartur në vite.

Kjo urë e ndërtuar prej vitesh, kishte pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë qe me reshjet e fundit u dëmtua plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Ky investim pritet të përfundojë brënda ditës së premte të kësaj jave,  ku do të jetë e aksesueshme plotësisht për komunitetin në këtë zonë

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.