E dëmtuar nga moti i keq që shoqëroi zonën e Shkodrës rreth 1 javë më parë, ura e fshatit Rragam që lidh dy zona të tjera është përfshirë në një rikonstruksion të plotë.
Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë po punojnë për kryerjen e plotë të këtij investimi. Për të parë nga afër punimet ka qënë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci , i cili u shpreh se kjo ndërhyrje po bëhet në kohë rekord.
Nga ana tjetër, komandanti i forcave xhenoi të ushtrisë u shpreh se kanë gjetur bashkëpunimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër për kryerjen e këtij investimi.
Për administratorin e zonës dhe banorët, kjo është një punë që i shërben komunitetit për zgjidhjen e plotë të kësaj problematike të mbartur në vite.
Kjo urë e ndërtuar prej vitesh, kishte pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë qe me reshjet e fundit u dëmtua plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Ky investim pritet të përfundojë brënda ditës së premte të kësaj jave, ku do të jetë e aksesueshme plotësisht për komunitetin në këtë zonë
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.