Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e tyre dhe se si i bëri bashkë ana profesionale.
Nga ana e tij, kompozitori Valentin Marvukaj u shpreh se ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të shfaqeshin sërish.
“Ishte bërë kohë e gjatë dhe kishte ardhur koha që “Djemtë e Detit” të riktheheshin ashtu siç duhet të riktheheshin. Stili po ai është, patjetër mungesa…, sepse Genti (Gentian Demaliaj) na mungon, por janë bërë disa vite dhe kjo ka qenë arsyeja për të mos bërë muzikë, pas ikjes së Gentit. “Por jeta vazhdon kur nuk vazhdon”, dhe është kënaqësi të kthehemi”, u shpreh Marvukaj.
Ndërkaq, si më i vjetri i grupit muzikor, kitaristi Flamur Toska ka theksuar se “ishte ideja e Valit (Valentin Marvukaj) sepse nëse nuk e ka njeri idenë dhe meqë Genti nuk ishte më, ishte pjesa tjetër. Ishte shoku që pësuam pas ikjes së Gentit dhe rimarrjes së vetes pas një farë kohe dhe propozimi i Valit që dha këtë ide”
Toska shpjegoi se pavarësisht se vitin e kaluar grupi është rikthyer me një klip tjetër “por kjo është tjetër shkallë”.
“Shpirtërisht e rikrijuam edhe një herë idenë e bashkimit të grupit. Ne s’mund të pushojmë se kënduari, jemi aktiv çdo ditë”, u shpreh kitaristi Toska.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.