Rikthehen inertet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/BANORËT: Sikurse pastruan mbeturinat, bashkia të largojë edhe inertet
U bë një kohë e gjatë që sërish mbetjet inertet janë rikthyer pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në periferi të Shkodrës, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët.Fillimisht banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjeçar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.Depozitimi i mbetjeve të ngurta përbën shqetësim jo vetëm për banorët por edhe ka ndikim në ndotjen mjedisore që shkakton tek Lumi Kir duke mos lënë këtu dhe prishjen e imazhit të “Varrezave të Dëshmorëve”. Hedhja e mbetjeve ne “Varrezat e Dëshmorëve” u ndalua disa vite më parë ku institucionet e kryesisht prefektura apeluan që të mos hidhen mbetje, pasi qytetarët dhe kompanitë do të ndëshkohen.Një gjë e tillë deri në këto momente nuk ka ndodhur, asnjë përgjegjës nuk është ndëshkuar. Por pavarësisht kësaj mbetjet vijojnë të hidhen gjatë ditës.