Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

kontrollet në kufirin

Prej datës 1 mars në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën është rikthyer regjimi i kontrollit të dokumentacionit dhe regjistrimit të mjeteve për qytetarët e të dyja vendeve, një procedurë që do të vijojë për të paktën një periudhë dymujore.

Pavarësisht rikthimit të kontrolleve në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, situata është e qetë, me lëvizje normale e pa vonesa në të dyja anët e kufirit.

Nga policitë kufitare bëhet një regjistrim i shpejtë i mjetit dhe një kontroll rutinë i dokumentit të identifikimit për drejtuesin e mjetit.

Kjo procedurë e lehtësuar kontrolli vlen vetëm për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle.

Procedura do të jetë në fuqi deri më 30 prill, ndërsa nga data 1 maj rikthehet procedura e lehtësuar e kalimit të kufirit pa kontrolle për periudhën nëntëmujore të sezonit turistik në të gjitha pikat e kalimit të kufirit Shqipëri–Kosovë.

Ky regjim u vendos në protokollet e nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta ndërqeveritare dhe marrëveshjet mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Më herët, procedura e lehtësuar aplikohej vetëm për tre muajt e verës, por që nga qershori i vitit 2024, periudha u zgjat nga tre në nëntë muaj.

Shqipëria dhe Kosova kanë pesë pika të përbashkëta të kalimit të kufirit dhe 21 vendkalime kufiri pa kontrolle për fshatrat e brezit kufitar nga Kukësi në Tropojë në një distancë 30 km në të dy anët e kufirit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.