Prej datës 1 mars në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën është rikthyer regjimi i kontrollit të dokumentacionit dhe regjistrimit të mjeteve për qytetarët e të dyja vendeve, një procedurë që do të vijojë për të paktën një periudhë dymujore.
Pavarësisht rikthimit të kontrolleve në pikën e përbashkët kufitare të Morinit, situata është e qetë, me lëvizje normale e pa vonesa në të dyja anët e kufirit.
Nga policitë kufitare bëhet një regjistrim i shpejtë i mjetit dhe një kontroll rutinë i dokumentit të identifikimit për drejtuesin e mjetit.
Kjo procedurë e lehtësuar kontrolli vlen vetëm për shtetasit e Shqipërisë dhe Kosovës përgjatë ditëve të javës, ndërsa në fundjavë aplikohet kalimi i kufirit pa kontrolle.
Procedura do të jetë në fuqi deri më 30 prill, ndërsa nga data 1 maj rikthehet procedura e lehtësuar e kalimit të kufirit pa kontrolle për periudhën nëntëmujore të sezonit turistik në të gjitha pikat e kalimit të kufirit Shqipëri–Kosovë.
Ky regjim u vendos në protokollet e nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta ndërqeveritare dhe marrëveshjet mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Më herët, procedura e lehtësuar aplikohej vetëm për tre muajt e verës, por që nga qershori i vitit 2024, periudha u zgjat nga tre në nëntë muaj.
Shqipëria dhe Kosova kanë pesë pika të përbashkëta të kalimit të kufirit dhe 21 vendkalime kufiri pa kontrolle për fshatrat e brezit kufitar nga Kukësi në Tropojë në një distancë 30 km në të dy anët e kufirit.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.