Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan nga kolegët e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore me 20 nëntor, me akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me ngjarjen e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.
Gjykata e Shkodrës ka zbutur masën e sigurisë, duke I kaluar vetëm në “Detyrim paraqitje”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullim nga detyra”.
Efektivët Marta Martini, Blerim Kurmetaj, Viktor Logu dhe Juljan Sterkaj, akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Identiteti i personit të tretë mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici, por deri tani policia nuk ka dhënë asnjë version.
Lidhur me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona, por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë, e cila tronditi opinionin publik.