Jemi në muajin e dytë të pranverës, por duket se dimri e ka të vështirë të largohet.
Në zonat malore, mbi 800 metër mbi nivelin e detit janë rikthyer këtë fundjavë reshjet e dëborësFirmat e kontraktuara kanë vijuar punën për pastrimin e aksit Qafë Thore- Theth duke e bërë të qarkullueshëm.
Megjithatë specialistët e qarkullimit rrugor apelojnë drejt shoferëve që të ecin me kujdes e duke respektuar sinjalistikën rrugore.
Reshje intensive dëbore ka patur edhe në rrethin e Pukës duke bërë që trashësia të shkojë deri në 10 cm.
Një turiste çeke ka humbur kontaktin nga Valbona, por më pas është kontaktuar me kryeplakun e fshatit Theth bashkë me disa banorë të zonës.
Nga strukturat e komisariatit të policisë Pukë informohemi se: në segmentin rrugor Pukë- Fushë Arrez – Qafë Mali kanë filluar reshjet e dëborës. Patrulla e Policisë rrugore është në terren.
Është njoftuar edhe kontratori mirëmbajtës i rrugës me qëllim që borëpastrueset të operojnë për pastrimin e aksit rrugor.
Në Fushë Arrës, momentalisht trashësia e dëborës i kalon 10 cm në lartësinë mbi 700 metër.
Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme momentalisht.
Pavarësisht mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë mënyra për të…
Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer…
Kjo është gjendja e rrugës së "Telit" që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit…
Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur…
Në vijim të stinës koncertore, orkestra simfonike e RTSH ka sjellë operën “ Rozafa”, një…
Në Hot të Malësisë së Madhe, u përkujtua Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila…
This website uses cookies.