Rikthehen reshjet e borës – Akset e kalueshme, OSHEE në terren

reshjet e bores rikthim p

Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës.

 Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka patur reshje me intensitet mestar duke shkuar deri në 20 cm.

Qarkullimi eshtë i hapur, por nevojiten goma dimërore.

Sipas raportimit të Prefekturës, asnjë nga 5 bashkitë e qarkut Shkodër nuk paraqet problematika.

Ndërkohë, në Lezhë ka patur 5 mm reshje në 24 orët e fundit.

Operatori i Shpërndares së Energjisë Elektrike në Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë, vijojnë punën në tërren për rikuperimin e dëmëve të shumta të shkaktuara në rrjetin elektrik dhe shtylla nga stuhia me erë të fortë që shoqëroi të gjithë rajonin 10 ditë më parë.

Punonjësit ndodhen në terren, duke zëvendësuar shtyllat e rrëzuara apo anuara, ndërsa garantohet se do të ndërhyhet në çdo zonë ku ka probleme me qëllim shmangien e rrezikut për qytetarët dhe garantimin e furnizimit me energji elektrike pa ndërpreje.

Moti i keq me erë të forte, që  shoqëroi Lezhën për tre ditë më radhë, solli dëme të shumta, por falë angazhimit dhe përkushtimit të drejtuesve dhe punonjësve në terren tashmë është rikthyer nomalitetit në të gjitha zonat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.