Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, qarkullimi vijon pa probleme

9efadb17baea4d468f7b9b663c7f9d91

9efadb17baea4d468f7b9b663c7f9d91

Me uljen e temperaturave, janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të Shkodrës. Gjatë natës, ka patur reshje dëbore në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se pavarësisht dëborës, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset.

Gjatë natës janë kthyer reshjet e dëborës me intensitet të ulët në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë dhe në Qafë Thanë. Grupet e punës me mjetet borëpastruese në terren kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat. Qarkullimi vijon pa probleme”, shkruan ARRSH.

Autoriteti Rrugor i bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore për të shmangur aksidente të mundshme.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.