Rikthehen reshjet e shiut e borës – Sylja: Reshjet e shiut kanë sjellë rënie inertesh në disa akse
Këtë të martë, krahas reshjeve të shiut në qytet janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore.
Kryeinxhinieri i ARRSH në Shkodër, Hajrullah Sylja, tregon se kontraktorët janë në punë duke mirëmbajtur çdo aks.
Reshjet e shiut kanë sjellë rënie inertesh dhe gurësh duke krijuar vështirësi
Sylja apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore, pasi koha është e paqëndrueshme.
Këtë dimër aksi Bogë-Theth dhe Lepushë-Vermosh ka qëndruar i hapur gjatë gjithë kohës pavarsisht sasisë së reshjeve të borës.