Rikthehen shpendët e rrallë në lagunën e Kune-Vainit, Lezhë
Flamingot, pelikani e zogj të tjerë ujorë kanë pushtuar në këtë periudhë lagunën e Kune-Vainit në Lezhë. Ky rezervat natyror është kthyer në strehën e mbi 200 lloje shpendësh, një pjesë e të cileve janë rikthyer pas shumë vitesh në këtë zonë.
Kune-Vaini i ruan vlerat natyrore të trasheguara dhe shumëllojshmëria e habitateve ofron strehë për shumë shpend, thotë eksperti i mjedisit, Jak Gjini.
Eksperti i Mjedisit, Jak Gjini, thotë se në rezervatin natyror të Kune-Vainit, gjen dhe specie që në nivel ndërkombetar janë në zhdukje dhe sipas tij ky është një tregues mjaft i mirë për zonën.
Spektakli natyror që dhurojnë shpendët në lagunen e Kune-Vainit, po tërheqin vemendjen edhe të vizitorëve të shumtë në këtë zonë të pasur me bukuri natyrore dhe biodiversitet.