Rikthehet bora, aksi Bogë-Theth është i hapur, borëpastrueset në terren

Janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore.Territori i bashkisë Shkodër, në lartësinë mbi 1300 metra është përfshirë nga reshje bore. Aksi Bogë – Theth është i hapur për qarkullim, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në terren për çdo problematikë që mund të shfaqet për banorët e këtyre zonave. Ndërkohhë ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me shpejtësi të reduktuar e të respektojnë sinjalistikën rrugore.Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.