Categories: AktualitetLajme

Rikthehet bora në aksin Bogë-Theth, rrugët janë të hapura

Reshjet e borës janë rikthyer në territorin e qarkut Shkodër. Në lartësinë mbi 1000 metër, në aksin Bogë-Theth, reshjet nisën mëngjesin e kësaj të diele me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme, megjithatë apelon drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes, të cilët shkojnë drejt Thethit për të kaluar fundjavën pa goma dimri apo edhe pa zinxhirë. Për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Rruga e Vermoshit drejt Malësisë së Madhe dhe aksi në Qafë Thore që lidh Shkodrën me Dukagjinin janë më problematiket sa i përket reshjeve të bores, por deri më tani nuk kanë shfaqur probleme pasi janë mbajtur të hapura.Ndërkohë, Prefektura është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë drejtuesit e bashkive të qarkut dhe strukturave të Emergjencat Civile, për marrjen e informacionit për çdo problematikë që mund të shfaqet në këto zona.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Boksi shkodran prezanton drejtuesit   : Mondi dhe Gjovalin Ndou, bashkë me Melser Abdyli, drejtuesit e ri të Vllaznisë

Mondi Ndou, Melser Abdyli dhe Gjovalin Ndou janë drejtuesit e rinj të klubit të boksit…

2 hours ago

“Arben Broci” përfituese e financimit – Shkolla profesionale do t’i nënshtrohet rikonstruksionit me fondet e MEKI

Investimi në infrastrukturën shkollore për arsimin profesional është thelbësor për avancimin e arsimit të Shqipërisë…

2 hours ago

Kultivimi i vreshtarisë – Rranza: Prej 3 dekadash prodhoj verë dhe raki

Tonin dhe Marie Rranza ndonëse i kanë mbushur 70 vite, çdo ditë i gjen në…

2 hours ago

Mbrojtja nga sulmet kibernetike – Trajnimi me fokus sigurinë kibernetike dhe përdorimin e sigurtë të internetit

Vitet e fundit, paralelisht me zhvillimin e teknologjisë, sulmet kibernetike janë kthyer në një shqetësim…

3 hours ago

Vllaznia kryesuese e kampionatit – Presidenti Xhaferi, komenton ecurinë e skuadrës dhe vazhdimësinë

Ecuria pozitive e Vllaznisë në startin e Abissnet Superiore duke kryesuar e vetme renditjen pas…

3 hours ago

Dita  e dytë  e javës sportive – Të pranishëm në aktivitet rektori Tonin Gjuraj  dhe drejtuesja e ZVA, Brisela Kadija

Përmes demostrimit në sportin e Takwendo të nxënësve u zhvillua dhe dita e dytë e…

3 hours ago

This website uses cookies.