Rikthehet bora në zonat malore / Asnjë rrrugë e qarkut të Shkodrës nuk është e bllokuar

rikthehet bora
Sërish janë rikthyer reshjet e borës në zonat malore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e trupit të rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës. Akset Bogë -Qafë Thore dhe Qafë Thore –Theth janë të kalueshme, po ashtu as rruga e Vermoshit nuk paraqet problematika. Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptaru i bën apel drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë rrugore.