Rikthehet bora, rrugët e hapura/ARRSH apel drejtuesve, pajisuni me goma dimërore
Dëbora nuk po i ndahet Thethit as në këtë pranverë. Mëngjesin e kësaj të premte aksi Bogë-Theth është pastruar dhe kriposur nga ana e firmës së kontraktuar. Lëvizja e mjeteve kryhet me goma dimërore. Reshjet nisën që pasditen e së enjtes e po ashtu gjatë, mbrëmjes trashësia e dëborës arriti në 10 cm. Shqetësim ishin mjetet që lëviznin me goma verore ku një prej tyre kërkoi ndihmë për të qarkulluar. Sipas autoritetit verior të rrugëve menjëherë firma e cila ka në juridiksion aksin Bogë-Theth ka ofruar asistencë duke bërë që qytetarët të zbresin drejt Shkodrës pa problem. Sipas të dhënave nga ARRSH, në akset Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë – Vermosh dhe Bogë – Theth, ka reshje shiu dhe në lartësitë mbi 1300 m ka reshje bore. Rrugët janë të kriposura dhe të pastruara dhe qarkullohet pa zinxhirë drejt fshatrave turistikë të Shkodrës. Megjithatë për shkak edhe të rënjes së ndjeshme të tëmperaturave specialistët apelojnë drejt shoferëve e veçanërisht atyre që duan ti drejtohen thethit në këtë pranverë për të shijuar pamjet e dëborës, të jenë të pajisur më goma dimërore.