Rikthehet Broja, Silvinjo shpall listën për “finalen” me Çekinë
Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve që janë grumbulluar për sfidën me Republikën Çeke, e vlefshme për kualifikuest e Europianit “Gjermani 2024”, që do të luhet të enjten e 12 tetorit në “Air Albania”.
Pesë ditë më vonë Shqipëria luan përsëri në Tiranë përballë Bullgarisë, por kësaj rradhe për një test miqësor. Braziliani do të ketë mundësinë të eksperimentojë dhe të provojë ide të reja ndaj fqinjve ballkanas.
FSHF ka publikuar edhe listën e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo i cili vjen me ndryshime teksa Arbnor Muçolli dhe Armando Broja rikthehen me fanellën kuqezi.