Rikthehet cirku në Shkodër / Pallati i sportit do të mirëpresë trupën e cirkut nga Dibra e Madhe

cirku dibran
Grupi i cirkut “Magic Show” nga Dibra e Madhe në Maqedoninë e Veriut do të jenë pjesë e një shfaqje argëtuese për të gjithë grupmoshat në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës.
Organizatorët zhvilluan një konferencë për të ndarë disa nga detajet e kësaj shfaqje për publikun.
Në dallim nga herët e tjera, këtë vit do të jetë një trupë më e plotë e cirkut.
Drejtuesi i cirkut Bekim Mame thotë se bashkëpunimi në mes Shkodrës dhe pjesës shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të jetë më i madh.
Shfaqja e cirkut me trupën nga Dibra e Madhe do të nisë turin e saj nesër nga Shkodra në orën 19⁰⁰ për të vijuar rrugëtimin në disa qytete të vendit.