Rikthehet dimri, kushtet e motit përmirësohen javën e ardhshme
Pas ditëve të ngrohta që përjetuam këtë fillim prilli, e marta e kësaj jave do të shoqërohet me reshje intensive shiu dhe rënie të temperaturave, të cilat parashikohet të zbresin deri në fundjavë me 15 gradë C.
Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë gjithë javës, por më intensive do të jenë të mërkurën.
Masat e ftohta polare që do të depërtojnë në vendin tonë do të sjellin edhe reshje dëbore kryesisht në veri të vendit, por që do të zbresin edhe në zonat kodrinore.
Kushtet e motit parashikohen të përmirësohen në fillimin e javës së ardhshme, ku edhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.