Rikthehet emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”/Mani dhe Çinari, analizojnë javën e parë të Superiores

Me fillimin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për kategorinë Superiore është rikthyer në ekranin e RTSH Shkodra edhe emisioni “Emocionet e pas ndeshjes”. Mbrëmjen e së hënës, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Vllaznia, në studion e gazetarit sportiv, Gaspër Marku kanë qënë vidioanalisti Ardit Mani dhe gazetari sportiv, Endri Çinari.Ndërkohë, në lidhje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti gazetari i mirënjohur i RTSH-së, Dëftim Methasani, krahas analizës për ndeshjet e javës së parë, ka dhënë një lajm ekskluziv në lidhje me emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.Hapësira sportive në RTSH Shkodra, vijon të mërkurën me emisionin tjetër “Studio Sport”.