Rikthehet emisioni “Klubi 5” në Radio Tirana, dritarja e informacionit dhe e argëtimit, por edhe me të ftuar surprizë

Pas një sezoni të parë të suksesshëm (shtator 2023–qershor 2024) emisioni “Klubi 5” hyri në sezonin e dytë të tij radiofonik. I konceptuar si një revistë radiofonike, emisioni (i cili starton në orën 5 të mëngjesit deri në orën 8) është një dritare e madhe ku bashkë moderatorët përcjellin informacione, kuriozitete, biseda telefonike, parashikimin e motit, gjendjen e trafikut, si dhe temën e ditës përmes një bisede të drejtpërdrejtë me një të ftuar special. I ndërtuar mbi bazën e ritmit dhe të frymës së mëngjesit, “Klubi 5” është më shumë sesa një emision informativ. Elemente të argëtimit të përcjella falë profesionalizmit radiofonik të Rezear Xhaxhiu, mbështetur nga një drejtim edhe me elemente artistikë nga Erion Korini, janë shtyllat të cilat të ngritura mbi një shtrat solid profesional e bëjnë emisioni të veçantë për atë fashë orari.

“Klubi 5” ka disa rubrika të përhershme, si thënie motivuese të ditës të nxjerra nga personalitete të spikatura botërore dhe vendase, të cilat të mbushin me besim dhe dashuri për një ditë që vjen. Kjo rubrikë ndiqet me pas nga një fashë orari me telefonata me dëgjuesit e orëve të para të mëngjesit. Ata janë qytetarë të thjeshtë, njerëz të punës, shtëpiakë, udhëtarë makinash, barinj malesh të largëta, infermierë të turneve të natës në spitalet e vendit, roje parkingjesh, apo të pagjumët. Të gjithë në pjesën më të madhe të tyre janë dëgjues të rregullt të Radio Tiranës, por edhe të “Klubit 5”. Bashkëbisedimi me moderatorët sjell historitë e tyre personale, sjell mendime e opinione të dëgjuesve, mbi temën e hedhur për diskutim, por edhe për probleme të tjera jashtë saj. Kjo rubrikë fillon në orën 5:10 deri në 6:45 e shoqëruar me një seri këngësh nga repertori i këngëve shqip e të huaja.

Çfarë ndodh në Shqipërinë e qyteteve të tjera vjen përmes rubrikës së korrespondentëve. Një lidhje me korrespondentët e Kukësit, Shkodrës, Korçës dhe Durrësit sjell lajmet dhe informacionet nga këto qarqe të mëdha të vendit. Problematika sociale, por edhe aktivitetet kulturore dhe sportive, si dhe aktivitete të pushtetit vendor janë ne qendër të informimit të korrespondentëve të emisionit.

I ftuari i ditës, është rubrika qendrore e emisionit të mëngjesit. Bazuar mbi temën e ditës e cila zgjidhet nga zhvillimet aktuale politikës, ekonomisë, kulturës, apo sektorëve të ndryshëm, moderatorët hyjnë në një bisedë 15-minutëshe me të ftuarin, që ka lidhje me temën në fjalë. Ai mund të jetë politikan, ministër apo zëvendësministër, drejtues në administratën qendrore, specialist, analist, apo çdokush që ka një lidhje të drejtpërdrejt me temën në fjalë. Me pyetje direkte, me një bisedë të ngritur mbi ritëm dhe autenticitet, rubrika në fjalë është një nga shtyllat e emisionit që rezulton të jetë shumë e ndjekur dhe e pëlqyer.

Emisioni ka edhe disa rubrika të tjera fikse si: parashikimi i motit, i cili bëhet çdo mëngjes nga sinoptikania Xhakollari, si dhe përcjellja e gjendjes së trafikut në orët e para të mëngjesit nëpër arteriet kryesore të Kryeqytetit, që përcillet nga inspektorët e policisë rrugore drejtpërsëdrejti.

“Klubi 5”, është një emision i ndërtuar, mbi ritëm dhe energji. Është konceptuar i tillë pasi edhe vetë mëngjesi është ritëm dhe energji për dëgjuesit kudo ku ata ndodhen. Moderimi me profesionalizëm skrupuloz i Rezear Xhaxhiut i mbështetur nga një drejtim po kaq fin dhe artistik i Erion Korinit, si dhe kimizimi i dy bashkë drejtuesve ka bërë që mikrofoni të vibrojë dhe të jetë një urë që i çon ata drejt dëgjuesve sikundër i sjell dëgjuesit dhe i bën pjesë të “Klubit 5”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.