Rikthehet Ermonela Jaho, sopranoja e njohur ofron mësime falas në TKOB
Sara Pavlovic me orgjinë nga Serbia dhe studente në një nga universitetet e Barcelonës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për tu bërë pjesë e Masterclassit të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho që po mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit . Sara ka zgjedhur të paraqitet para sopranos me këngën “Senza Mamma” nga kompozitori Pucini.
”Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe jam shumë e lumtur që po studioj me sopranon Ermonela Jaho, jam vërtet e lumtur. Dje ishte dita e parë e masterclassit dhe pata mundësi të studioj me të. Ermonela më dëgjoi të këndoja “Senza Mamma” nga Puccini dhe më tha që ndjeu shpirtin ballkanik në zërin tim”, thotë Sara Pavlovic.
Sopranoja nuk e fshehu lumturinë që këtë herë numri i aplikuesve ishte i lartë dhe shtrihej në disa vende të ndryshme të Europës dhe Rajonit .
” Edhe unë mësoj jashtë mase prej tyre sepse kthehem studente dhe i kuptoj shumë edhe unë i kam hequr ato momente të vështira, dyshime, gjera të paqarta që kanë dhe përpiqem që eksperiencën time ta jap duke bashkëpunuar së bashku”, thotë soprano.
Masterclass-i do të zhvillohet falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjasë deri në datën 5 tetor.