Categories: KulturëLajme

Rikthehet Ermonela Jaho, sopranoja e njohur ofron mësime falas në TKOB

Sara Pavlovic me orgjinë nga Serbia dhe studente në një nga universitetet e Barcelonës  ka udhëtuar drejt Shqipërisë për tu bërë pjesë e Masterclassit të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho që po mbahet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit . Sara ka zgjedhur të paraqitet para sopranos me këngën “Senza Mamma” nga kompozitori Pucini.

Kjo është hera ime e parë në Tiranë dhe jam shumë e lumtur që po studioj me sopranon Ermonela Jaho, jam vërtet e lumtur. Dje ishte dita e parë e masterclassit dhe pata mundësi të studioj me të. Ermonela më dëgjoi të këndoja “Senza Mamma” nga Puccini dhe më tha që ndjeu shpirtin ballkanik në zërin tim”, thotë Sara Pavlovic.

Sopranoja nuk e fshehu lumturinë që këtë herë numri i aplikuesve ishte i lartë dhe shtrihej në disa vende të ndryshme të Europës dhe Rajonit .

” Edhe unë mësoj jashtë mase prej tyre sepse kthehem studente dhe i kuptoj shumë edhe unë i kam hequr ato momente të vështira, dyshime, gjera të paqarta që kanë dhe përpiqem që eksperiencën time ta jap duke bashkëpunuar së bashku”, thotë soprano.

Masterclass-i do të zhvillohet  falas për të gjithë pjesëmarrësit dhe do të zgjasë deri në datën 5 tetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.