Rikthehet Festivali i Muzikës Moderne, evenimenti do të mbahet në datat 6, 7 dhe 9 gusht në mjedis të hapur
Shkodra dhe rrugët e saj do të përjetojnë sërish gjallërinë e Festivalit të Muzikës Moderne që rikthehet pas disa vitesh mungesë. Ky do të jetë kurorëzimi i edicionit të 7-të, pas suksesit të 6 edicioneve paraardhëse të tij. Promovimi i vlerave të muzikës moderne nëpërmjet shfaqjes së disa koncerteve muzikore me pjesëmarrës artistë të njohur ndërkombëtarë të disa zhanreve mbetet qëllimi për të cilin është krijuar ky festival.
Në një nga mjediset e brendshme të stadiumit “Loro Boriçi”, provat kanë disa ditë që kanë nisur nën drejtimin e mjeshtrit Gjon Shllaku.
Festivali do të ketë në përbërjen e tij disa nga artistët shkodranë.
Festivali i Muzikës Moderne do të mbahet në datat 6, 7 dhe 9 gusht në zonën muzeale dhe sheshin para Bashkisë.