Rikthehet Festivali i Muzikës Moderne, për tre netë me radhë , performacat në ambient të hapur
Shkodrës i është rikthyer, pas disa vitesh mungesë, Festivali i Muzikës Moderne.
Nata e parë e festivalit startoi në ambient të hapur, në rrugën e njohur “Gjuhadol “, ku artëdashësit shkodranë , por edhe vizitorë të huaj patën mundësinë të shijonin atmosferën e gjallë të krijuar nga këngëtarët pjesmarrës.
Drejtuesit e këtij evenimenti shprehen se , në Edicionin e 7-të festivalit marrin pjesë solistë të njohur shkodranë, si dhe këngëtarë nga vende të tjera.
Ndër risitë është pjesmarrja me forma të reja të këngëve nga ana e formacionit Big Band, i përbërë prej këngëtarëve më të mirë të Shkodrës.
Festivali i Muzikës Moderne do të vijojë me performancat e këngëtarëve edhe dy netë të tjera në zonën muzeale dhe sheshin para Bashkisë së Shkodrës.