Rikthehet gjallëria në pedonale, qytetarët: Jo vetëm për shëtitje, por edhe për shëndet

Jo vetëm për të shijuar bukuritë që ofron, por qytetarët tregojnë se ecjen në këmbë apo me biçikletë drejt pedonales së molos e bëjnë edhe për arsye shëndetësore.
Gjelbërim, ajër i pastër, bukuritë e liqenit dhe malit të Taraboshit, larg zhurmës dhe kaosit që ofron qendra e qytetit, pedonalja e Molos është kthyer në një atraksion të përditshëm për qytetarët shkodranë e veçanërisht për moshën e tretë.
Ajo për të cilën kjo shëtitore ka nevojë është ndërgjegjëesimi i vetë qytetarëve për të mos e ndotur apo dëmtuar pedonalen dhe objektet publike që ndodhen aty.