Categories: LajmeSport

Rikthehet “klasikja” Tirana- Vllaznia / Kuqeblutë të karikuar për fitore, kërkojnë vendin e tretë

Vllaznia dhe Tirana, dy klubet më me traditë në futbollit shqiptar, që me të drejtë kanë marrë vemendjen si klasikja e futbollit shqiptar, përballen këtë të dielë në kryeqytet për llogari të javës së 17-të të Abissnet Superiore. Ky është ballafaqimi i dytë për sezonin futbollistik 2023-2024, pasi  i pari ishte dy muaj më parë, në fillim të tetorit, në sfidën e luajtur në “Kukës Arena” ku Vllaznia ishte pritëse, për arsye të punimeve që kryeheshin në stadiumin “Loro Boriçi”. Kujtimet në atë ndeshje nuk kanë qënë aspak të mira për kuqeblutë, pasi Vllaznia e drejtuar aso kohe nga trajneri Migen Memelli u ndëshkua në minutën e 97-të me golin e Florent Hasanit duke u mundur me rezultatin 0 me 1. Por, kjo pragsfidë e gjen Vllazninë më të karikuar se kurrë për të marrë tre pikëshin e dëshiruar. Fitorja e javës së kaluar me Dinamon me rezultatin 3 me 1 ka ardhur në momentin dhe në kohën e duhur duke krijuar një klimë jashtëzakonisht pozitive në kampin kuqeblu. Krahas të tjerave, momenti pozitiv për Vllazninë qëndron edhe në kompletimin e skuadrës ku sfida e së dielës në kryeqytet e gjen Vllazninë me rikuperimin e plotë të Esat Malës. Aktivizimi si zëvendësues javën e kaluar me Dinamon është ndjekur me shumë vemendje nga stafi mjekësor, që për sfidën me Tiranën, Mala merr OK e hedhjes në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë, një rikthim të rëndësishëm ka edhe në kampin bardheblu me titullarin me peshë Florjan Përgjoni, i cili ka shlyer katër kartonët  e verdhë, ndërsa për këtë sfidë, tekniku Julian Ahmataj nuk ka asnjë të dënuar në skuadër. Në të tilla kushte, pritet që  ora 13:30 e së dielës të dhurojë spektakël .Tekniku i kuqebluve, Qatip Osmani, për këtë ndeshje ka edhe një armë më shumë pranë vetes, ish drejtorin sportiv të  Tiranës, Tefik Osmani, tashmë në këtë pozicion tek Vllaznia. Nga sa deklarohet, në kampin kuqeblu ka optimizëm për një fitore tre pikëshe që në këtë rast, do të thotë që kuqeblutë t’i rrëmbejnë Tiranës vendin e tretë në renditje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

41 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

43 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

47 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.