Rikthehet “Mensa studentore”  – Pas 16 viteve mungesë, pritet të jetë funksionale në muajt e parë të 2025- ës

mensa sindis kopliku

Bashkia Shkodër ka nisur punën për rikthimin e mensës studentore në Shkodër pas 16 vitesh mungesë. Sipas Drejtoreshës së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, ky shërbim ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga ana e studentëve dhe pritet të jetë funksional në muajt e parë të vitit 2025.

 Nisur nga kjo kërkesë e vazhdueshme, me inisiativën e kryetarit të Bashkisë, Benet Beci, u bë i mundur ky investim,  i cili do të ofrojë mundësinë që studentët të konsumojnë vakte të shëndetshme me çmime të përballueshme.

Sipas drejtoreshës së Trajtimit të Studentëve, Sindis Kopliku, mensa studentore në Shkodër, përveç shërbimit për studentët, do të jetë e hapur edhe për qytetarët e Shkodrës.

Investimi për krijimin e mensës studentore në afërsi të konviktit do të ketë parametra optimalë, ku kryefjalë do të jenë cilësia dhe kushtet higjeno-sanitare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.