Rikthehet pranvera, përmirësohet moti pas “dimrit” të fundit

Fillimjava ka nisur me diell në Shkodër. Po ashtu, që prej mbrëmjes së të dielës edhe në zonat malore kanë pushuar reshjet e borës, duke bërë që akset të jenë të qarkullueshme normalisht. Vizitorë të shumtë i janë drejtuar zonës turistike të Thethit për të shijuar bukuritë natyrore
Edhe në Pukë ka patur përmirësim të situatës, ku dëbora i ka lënë vendin gjelbërimit në harkun kohor të 24 orëve.Në bashkinë Fushë- Arrëz, akset kanë qënë të qarkullueshme, ku edhe zona e Iballës është hapur për automjetet, ndonëse nevojitet prezenca e gomave dimërore. Megjithatë, duket se moti me diell nuk do të zgjasë shumë, pasi të paktën, sipas parashikimeve, pritet që e marta të risjellë dëborën në male dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, duke rikthyer kështu dimrin në pranverë.