Rikthim në qytetin e lindjes, Galeria e Arteve çeli ekspozitën me punime të autorit Besim Tula pas vdekjes
Në 75-vjetorin e lindjes, Besim Tula, “u kthye” sërish në Shkodrën e tij të lindjes, ndonëse pas vdekjes, me një përzgjedhje të 27 veprave nën titullin “Të ndjesh pamjen”, titull i huazuar nga një botim i vetë artistit që përmbledh vizionin e tij mbi estetikën e artit pamor. Në rolin e kuratores së kësaj ekspozite, Era Tula, bija e artistit të ndjerë, tregon mbi karakterin që mbart kjo ekspozitë.
Për dimensionin e Besim Tulës flasin edhe disa nga miqtë e tij.
Ekspozita “Të ndjesh pamjen” do të qëndrojë e hapur në Galerinë e Arteve të Shkodrës deri më 28 shtator.