Rikthimi i deputetëve në Kuvend, Berisha: Për të paraqitur alternativat tona, por mosbindja civile do vazhdojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të vijojnë me skenarët e mosbindjes civile, edhe pas rikthimit të deputetëve demokratë në Kuvend.

Në një deklaratë për mediat, nga arresti i shtëpisë ku ndodhet, Berisha tha se në Parlament do të paraqesin alternativat e tyre për qytetarët, por nga ana tjetër do të vijojnë edhe me mosbindjen civile, duke shtuar se së shpejti do të bëhen me dije edhe veprimet që ata do të ndërmarrin.

Së pari nuk ka pasur absolutisht asnjë vendim për bojkotin e parlamentit. Ka patur vetëm një vendim për komisionet meqenëse u përjashtuan 24 vetë nga parlamenti dhe kjo dëmtonte shumë mundësinë e punës në komisione. Por ne kemi shkuar në çdo seancë, me mosbindje civile dhe do të shkojmë në çdo seancë me mosbindje. Ata e kalojnë buxhetin edhe për 5 minuta dhe këtë duan. Ata duan që ju, të mos merrni asgjë vesh se si u vodh dhe si po vidheni.  Të paktën ne do të jemi aty që të ju tregojmë ju, se si këta po vjedhin dhe çfarë do të bëjmë ne me ligje. Ne do të dërgojmë amendamente, qoftë për minimumin jetik, ilaçet. Mosbindja do të vazhdojë kudo, edhe në parlament dhe shumë shpejt do të ju njohim edhe me veprime të tjera”, tha Berisha.

24 deputetët demokratë, të cilët u përjashtuan pas djegies së karrigeve jashtë Parlamentit, u rikthyen në seancën e së ënjtjes, pas vendimit të Gjykatës Administrative që uli masën e dënimit të tyre.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.