Rikthimi i deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Rruga s’është hapësira jonë, t’i bëjmë betejat në Parlament

Deputetët e PD-së u rikthyen të enjten (7 nëntor) në Kuvend dhe për kreun e LZHK-së, Dashamir Shehi, ky ishte vendimi i duhur për t’u marrë prej tyre.

I ftuar në studion e RTSH24, Shehi tha se Parlamenti nuk pengon format e tjera të protestës, teksa kritikoi vendimin e PD-së për tubime të vazhdueshme. Shehi theksoi se rruga nuk është hapësira e opozitës dhe se qëndrimi jashtë Kuvendit i ka dëmtuar shumë.

Sipas Shehit, nuk mund të protestohet çdo ditë pasi kjo çon edhe në lodhjen e elektoratit. Ai tha se është momenti i duhur që betejat, opozita t’i bëjë në Parlament, pasi është për t’u diskutuar edhe buxheti  i shtetit.

Është shumë mirë që u kthyen në parlament. Betejat nuk bëhen vetëm në Parlament, por Parlamenti është arma kryesore. Askush nuk të pengon që të bësh forma të tjera të protestës. Format e tjera të protestës nuk i pengon parlamenti. Kjo është një përrallë që e tregojnë disa që nuk kanë punë me jetën parlamentare kanë dash ta prishin gjithnjë. Në opozitë ka një grup njerëzish që mendojnë se rruga është hapësira jonë. Kjo është e gabuar dhe i kanë bërë dëm të madh të opozitës.

Një pjesë e elektoratit është lodhur. Nuk bëhet protestë çdo ditë, bëhet kur vjen momenti, kur është kauza. Kjo lloj formule për mua nuk është adapt. Më bëhet qejfi që kanë ardhur te pozicioni jonë, ne nuk kemi dashur ta braktisim parlamentin. Në 12 vitet e fundit kemi ndenjur gati 3 vite jashtë. Dhe cili është rezultati?? Ndaj kanë bërë mirë që kanë ardhur, momenti është i favorshëm sepse është para buxheti i shtetit dhe kemi një gjysmë sezoni ku mund të përballemi edhe për aktet e mëdha korruptive. Kemi përpara diskutimin për Venecian për çështjet kushtetuese. Ka kaq shumë punë për të bërë në parlament sa kush ka qejf të dalë jashtë, do të thotë se nuk do që të fitojë opozita”, tha Shehi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.