Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-ambasadorja në SHBA: S’pritet të ketë ndikim për Shqipërinë

Zgjedhja e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ish-ambasadoren e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber nuk do të ketë ndikim në vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. E ftuar në studion e RTSH24, ajo theksoi se ka dekada që përpos ndryshimit të udhëheqësve, SHBA ka qenë mbështetëse për të gjithë vendet e rajonit.

SHBA kanë luajtur një rol vendimtar në sigurinë në të gjithë vendet e rajonit dhe Ballkanit Perëndimor. Kemi kërkuar vetë që kjo vëmendje të vijojë. Nuk ka asnjë tregues që kjo politikë në raport me vendet e rajonit do të ndryshojë. Ka dekada që, përpos ndryshimit të udhëheqësve, SHBA ka qenë shumë mbështetëse për të gjithë vendet tona, për të gjithë aspiratën në rrugën drejt integrimit drejt BE-së, për demokratizimin e jetës, për sistemin e rregullimit të gjitha problematikave në sistemin e drejtësisë, luftës së korrupsionit, zhvillimit ekonomik apo bashkëpunimit mes vendeve.

Besoj që asnjëra nga këto drejtime nuk do të ndryshojë. Besoj që Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë mbështetje shumë të madhe dhe në Kongres dhe në Senat. Mendoj që komuniteti shqiptar, apo dhe ambasadat, Shqipërisë dhe Kosovës do të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e numrit të anëtarëve të çështjeve shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve”, tha ish- ambasadorja.

Ish- ambasadorja u shpreh se premtimet e Trump për ndalimin e luftës mbeten për t’u parë, por theksoi se ka  pritshmëri se ai do të luaj një rol pozitiv në drejtim të paqes.

“Premtimet e Trump do t’i shohim më vonë. Jo për ta ndaluar luftën por e ka deklaruar si hapin e parë për ndalimin e luftës. Do ishte një fitoret  e mëdha të tij. Ka një pritshmëri që ai do të luaj një rol pozitiv në drejtim të paqes, për të dy frontet e luftës”, tha ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.