Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), do të zhvillojë përgjatë muajit nëntor procesin e vettingut në polici. Bëhet e ditur se seancat do të jenë e hapura për median dhe publikun.
Sipas AMP, janë hedhur dy shorteve të para mbi ndarjen e trupave vlerësuese, caktimin e anëtarit zëvendësues dhe anëtarit relator, si edhe shortimin për subjektet e vlerësimit.
Ndërkohë raportohet se trupat e Vlerësimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore janë drejt përfundimit të dosjeve përkatëse në të treja shtyllat e vlerësimit për 9 subjekte.
Në njoftim thuhet se , “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon me përparësi punën për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar të subjekteve të përcaktuar nga ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar”, .
“MB dhe AMP siguron median dhe publikun se procesi i Vetingut vijon në mënyrë të pandërprerë, në zbatim të plotë të afateve të përcaktuara në ligj dhe në përmbushje të pritshmërive të publikut për institucione me integritet të lartë në shërbim të qytetarëve”, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…
Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë, ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…
This website uses cookies.