Rikthimi në Apel i çështjes për vulën e PD-së, Berisha: Aktualisht në fuqi është vendimi i Zhukrit

vula Berisha

vula Berisha

“Jo në lartësinë e duhur” e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së, që riktheu çështjen sërish në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar shqyrtim me trupë tjetër gjykuese.

Në një deklaratë për mediat, Berisha argumentoi se pas vendimit të Gjykatës së Apelit, sipas tij, në fuqi mbetet vendimi i Shkallë së Parë i gjyqtarit Agron Zhukri, i cili konfirmoi Kuvendin e 11 dhjetorit të Rithemelimi.

Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë sepse Gjykata e Lartë nuk e  çoi për rigjykim në shkallën e parë por në Apel, duke mbajtur një qëndrim disiplinues ndaj treshes që gjykoi, duke kërkuar që nuk mund ta gjykojë më ajo treshe. Kthehemi siç kemi qenë në fillim kur vendosi Gjykata e shkallës së parë. Çdo interpretim tjetër është i gabuar. Gjykata e Lartë, vendim tjetër nuk mund të merrte nëse do të gjykonte në lartësi, përveç njohjen përfundimtare të gjykatës së faktit. Kaq skandaloze ishte gjendja në vendim sa nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe Gjykata e Lartë u detyrua ta kthejë me trupë tjetër”, tha Berisha.

Më 25 mars të vitit 2022, gjyqtari Agron Zhukri miratoi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit të Rithemelimit, ku u vendos shkarkimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe kalimi i partisë te ish-kryeministri Sali Berisha. Por vendimi i 3 marsit në Gjykatën e Apelit e rrëzoi këtë vendim, duke e rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallën e parë, por me trupë tjetër gjykuese. Megjithatë, edhe ky vendim i Gjykatës së Apelit u rrëzua sot nga Gjykata e Lartë, duke mos i dhënë zgjidhje “sagës” se kujt i përket vula e partisë më të madhe opozitare në vend.

Tashmë është Gjykata e Apelit që do të vendosë nëse gjykimi i Zhukrit ishte i drejtë apo jo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.