Lajme

Rikthimi në politikën aktive dhe sfida e votës së diasporës, Jozefina Topalli flet për RTSH

Zgjedhja si drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën e ka rikthyer në jetën aktive të politikës ish-nënkryetaren e demokratëve, Jozefina Topalli.

Kisha vendosur kohët e fundit të mbaja një profil të ulët, por kam qenë e angazhuar gjithë kohën me strukturat politike të PD-së, në qarkun e Lezhës prej 3 vitesh e gjysmë, ku kemi bashkëpunuar në Lezhë, Laç, Rrëshen etj., ku kemi qenë të angazhuar në zgjedhje të ndryshme”, tha Topalli.

Edhe pse e para grua që drejtoi parlamentin për dy legjislatura, me eksperiencë të gjatë në politikë, për Jozefina Topallin konsiderohet sfidë besimi që i është dhënë për të maksimalizuar votën e shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit në zgjedhjet e 11 majit.

Nuk pretendojmë të bëjmë takime të mëdha të zhurmshme dhe as në salla luksoze, por takime njerëzore, të shpeshta dhe intensive”, u shpreh ajo.

Në intervistën për RTSH-në, ish-nënkryetarja e demokratëve thotë se është shpresëplotë se vota e diasporës do të jetë përcaktuese për të firmosur ndryshimin më 11 maj, pavarësisht se kundërshtarët politikë kanë vendosur tërë pushtetin, tha ajo, për të orientuar këtë votë, që mundësohet për të parën herë.

Kundërshtari politik po shfrytëzon në mënyrën më antikushtetuese dhe antiligjore administratën e vet, e ka përgatitur situatën përpara ndryshimit të Kodit Zgjedhor që erdhi si rezultat i detyrimit ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vështirësi që ka opozita për shkak se i mungojnë financat, ajo ka qenë në një situatë shumë të vështirë brenda vetes. Kur kombi zgjohet me mendimin dhe vendimin për të ndryshuar situatën ai ka të gjithë forcën për ta realizuar një gjë të tillë”, deklaroi Topalli.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

2 days ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

2 days ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

2 days ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

2 days ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

2 days ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

2 days ago

This website uses cookies.