Rikualifikimi i hyrjes së qytetit të Shkodrës, pritet të prishen 21 objekte ndërtimi dhe 55 baraka
Pas prishjes vullnetare të 11 subjekteve, IKMT do të vijojë prishjen edhe të 10 objekteve, të cilat më parë do të shpronsohen, si dhe 55 baraka në të cilat jeton komuniteti rom.
Projekti parashikon jo vetëm transformimin e hyrjes së qytetit, por edhe rikualifikim urban. Investimi synon krijimin e mjediseve sportive, pistë për biçikleta, pika panoramike mbi liqen, hapësira për aktivitete, një mol të ri që do të plotësojë rrjetin e moleve me ato të Shirokës e Zogajt, si dhe një muze të bukur për historikun e lundrimit në liqen e në lumin Buna.