“Rilind shkolla Pjetër Budi në Burrel”, Rama: Tashmë me standarde europiane
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit mëngjesin e sotëm pamje nga shkolla “Pjetër Budi” në Burrel.
Përmes një galerie fotosh të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se, “një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur me kushte moderne 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor”.
Në bashkëpunim edhe me Bashkinë Mat, gjimnazi është i pajisur me 20 klasa të reja, me sistem ngrohje, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.
Këto përmirësime ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
Gjimnazi “Pjetër Budi”, mbështet nga një staf pedagogjik prej 26 mësuesish dhe një numër prej 309 nxënësish ka krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësuesit.
ext=true&width=500