Rimëkëmbja e fshatit Obot/ Banorët sërish i druhen dimrit, kërkojnë më shumë masa

oboti
Këto ditë të fund tetorit i ngjajnë një pranvere të dytë për fshatin Obot. Lëvizjet kryhen me biçikleta, ndërsa banorët thonë se për shkak të kushteve atmosferike dhe motit me diell, i janë rikthyer mbjelljeve. Megjithatë frika për përmbytje në rast reshjesh është prezente. Banorët i kanë kërkuar kryebashkiakut Benet Beci ngritje të nivelit të rrugës kryesore e cila do të shmangte bllokimin e rrugës duke bërë të mundur lidhjen e banorëve me zonat e tjera edhe përgjatë dimrit si dhe hapjen e kanalit kryesor që lidh zonën e Dajçit me Obotin. Rruga kryesore e fshatit Obot në pjesën më të madhe të dimrit qëndron e bllokuar për shkak të vërshimit të ujit.