Rinas, sivjet 9 milionë pasagjerë-TIA: Shumë kompani duan Shqipërinë, kemi oferta si kurrë më parë
Rritja e industrisë së turizmin po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun e fluturimeve. Aktiviteti i shtuar në përgjatë 2023 si dhe në javët e para të 2024-ës është një tregues i nevojës për të rritur kapacitetet përpunuese në aeroport.
“E gjithë puna që po bëjmë ka për qëllim ta bëjë aeroportin e Tiranës me eficent në aspektin operacional, të akomodojmë më shumë pasagjerë, sepse të dhënat tona tregojnë se numri i pasagjerëve që do të na duhet të procesojmë përgjatë këtij viti do të arrijë në 9 milionë”, shprehet drejtori i aeroportit Piervittorio Farabbi.
Ndërkohë planet e pasagjerëve për të vizituar vendin tonë janë një sinjal për afrimin e mëtejshme të kompanive të mirënjohura Europiane të cilat kërkojnë të përfshijnë aeroportin e Rinasin në hartën e tyre të fluturimeve.
“Shumë linja të reja po kërkojnë të vijnë në Shqipëri, shume kompani të reja, kemi oferta më shumë se asnjëherë më parë. Kjo ofertë e cila po i mban çmimet e biletave të ulura për pasagjerët që duan të vijnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt destinacioneve Europiane”, shton Piervittorio Farabbi.
Për drejtuesin e aeroportit, turistëve që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë do t’u vijnë në ndihmë edhe projektet e tjera infrastrukturore që lidhin aeroportin e Rinasin me rrjetin rrugor shqiptar.