Rinasi me destinacione të reja
Industria e aviacionit civil në Shqipëri, po jep një kontribut të rëndësishëm në industrinë e turizmit në Shqipëri.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza ” e mbylli vitin 2023 me një qarkullim vjetor prej 7.25 milion pasagjerësh, që ishte më shume se 120% se viti i kaluar.
Ecuria pozitive po vjen edhe si rezultat i shtimit të destinacioneve të reja drejt Shqipërisë.
Gjatë këtij viti që sapo ka nisur, aeroporti ka pritshmëri që numri i pasagjerëve të arrijë në 8.4 milion, thonë autoritetet e tij.
Parashikohet të shtohen 4 linja të reja ajrore me minimalisht 8 destinacione të reja.
Një kontribut domethënës në rritjen e mumrit të pasagjerëve po sjellin edhe bileta me çmime konkuruese.
Ndërkaq po punohet intensivisht që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 të nisin fluturimet Tiranë-New-York.