Rinasi plot me udhëtarë, fluksi i pasagjerëve akoma më i madh në prag të festave
Aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas është porta kryesore që mirëpret udhëtarët, shqiptarë e të huaj. Në dhjetor fluksi i pasagjerëve shtohet edhe më shumë. Familjarë të shumtë presin të afërmit që vijnë nga jashtë të festojnë në vendin e tyre.
Disa nga udhëtarët, që mbërrijnë në aeroporte, kryesisht emigrant që jetojnë jashtë, vijnë për disa ditë për të parë të afërmit, apo për të plotësuar dokumente që i duhen. Disa të tjerë kanë qenë tek fëmijët e kthehen në atdhe.
Të tjerë udhëtarë udhëtojnë në kthim në vendet ku jetojnë, pasi kanë vizituar të afërmit disa ditë në Shqipëri.
Sipas Drejtorisë së Kufirit në Rinas në 11 mujorin e 2023-shit në Rinas kanë udhëtuar 6.606.500 pasagjerë, ose 39 më shumë se në vitin 2022 për të njëjtën periudhë.