Rindërtohet shkolla e dëmtuar nga tërmeti në Lezhë / Investimi në shkollën “Fran Ivanaj”, pjesë e programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat”

shkolla fran ivanaj

shkolla fran ivanaj

Një tjetër objekt arsimor i dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të është rindërtuar në Lezhë. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Fran Ivanaj” në Ishull-Shëngjin, e cila është riparur plotësisht dhe përforcuar si pjesë e Programit “EU4Schools” / “BE për Shkollat” në bashkëpunim me UNDP.

Inagurimi i këtij investimi mjaft të rëndësishem në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Lezhë.

Duke iu referuar kësaj shkolle të rindërtuar, zv/ministrja e Arsimit, Nina Guga,  dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, vlerësuan këtë investim bashkëkohor dhe me standarte në fushën e arsimit.

Programi “BE për Shkollat” financohet nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 75 milionë Euro dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri (PNUD) në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare. Deri më tani kanë përfunduar 45 objekte arsimore dhe 14 të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.