frika e permbytjeve
Një ndër zonat më problematike në zonën e Nënshkodrës sa i takon përmbytjeve është njësia adminsitrative Ana e Malit.
Për vite me radhë kjo njësi është më e prekura, ku krahas fshatit Obot, Oblik dhe Muriqan, fshati i Goricës dhe fushat e saja janë të parat që perfshihen nga permbytjet
Perreth kodrës ku ngrihen mbi 30 shtëpi të fshatit Goricë, gjithë sipërfaqja, e cila mbillet me jonxhe, hasull dhe pemtore rrezikohen thuajse çdo vit nga vërshimet e ujrave, ku jo vetëm shkarkimet e hidrocentraleve, por edhe mos pastrimi i kanaleve dhe dalja nga shtrati e përroit ndërkufitar më Malin e Zi përmbyt këtë zonë.
Dhjetra hektarë tokë bujqësore u përmbyten vitin e shkuar për shkak të daljes nga shtrati të përroit të Balvaderit.
Banorët jashtë kamerave thonë se tashmë janë mësuar me këtë situatë dhe janë të pashpresë se diçka mund të ndryshojë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.